Kosova e nis me fitore, mposht Maqedoninë Veriore 

Basketboll

Kosova e nis me fitore, mposht Maqedoninë Veriore 

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 01:14
Kosova

Kosova 3x3 te meshkujt i ka nisur me fitore garat në Lojërat Mesdhetare 2023, që po zhvillohen në Kretë të Greqisë. 
Meshkujt shënuan fitore kundër Maqedonisë së Veriut 14:12. 

Pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut (14:12), ekipi i basketbollit 3X3 meshkujt, pësoi humbje nga favoritja e grupit, Kroacia, 21:9.

Djemtë tanë dhanë maksimumin në të dyja takimet, ndërsa ndaj kroatëve u vërejt mungesa e Bardh Rexhës, që u lëndua në ndeshjen e parë dhe nuk u paraqit më.

Kujtojmë që fitorja ishte e para e basketbollit tonë në Lojërat Mesdhetare në Rërë. Nesër luajmë ndaj Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat