Operohet Rexha, shkak lëndimi në Greqi

Basketboll

Operohet Rexha, shkak lëndimi në Greqi

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:19
Rexha

Basketbollisti Bardh Rexha është operuar.

Arsyeja e këtij operimi është pas lëndimit në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën ditë më parë në Greqi.  

Rexha beson e shpreson që sa më shpejt do të kthehet në fushë dha ta ndihmojë KB Vëllaznimin.

“Për shkak të një lëndimi që kam pësuar në Lojërat Mesdhetare – Heraklion 2023 ku kam përfaqësuar Kosovën në garën 3X3, fatkeqësisht do të më duhet të qëndroj për një periudhë të pacaktuar jashtë fushave. 

Dua të konfirmoj se i jam nënshtruar me sukses operimit në meniskun lateral dhe tash jam i fokusuar plotësisht në fazën e rikuperimit, ku mezi pres të kthehem në parket edhe më i fortë”, njofton Rexha.

Basketbollisti ka falënderuar edhe institucionet sportive që e ndihmuan me këtë rast. 

“Dua të falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) që në mënyrë jashtëzakonisht profesionale e trajtoi rastin tim bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe më qëndruan pranë nga momenti i parë kur e kam pësuar lëndimin. 
Falënderoj mjekët e jashtëzakonshëm të Royal Medical Hospital që mundësuan që operimi të kryhet me sukses dhe që të filloj menjëherë me fazën e rikuperimit. 

Falënderoj gjithashtu edhe klubin tim KB Vëllaznimi dhe bashkëlojtarët që më kanë ofruar mbështetje maksimale. 
Falënderoj familjen dhe shoqninë, ju premtoj të gjithëve se do të kthehem më i fortë!”,
ka bërë të ditur Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat