Reagon Ylli, përgatit kallëzim penal për demoluesit e palestrës “13 qershori”

Basketboll

Reagon Ylli, përgatit kallëzim penal për demoluesit e palestrës “13 qershori”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) gjatë ditës së sotme ka publikuar dënimet e shqiptuara lidhur me incidentet e natës finale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Gjatë finales që u zhvillua pati incidente të shumta si brenda ashtu edhe jashtë palestrës, “13 Qershori”.

Për këtë, Komisioni i Garave i FBK-së shqiptoi dënim në total prej 1700 eurosh ndaj organizatorit, KB Golden Eagle Ylli.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe KB Ylli i Suharekës të cilët mendojnë se Komisioni i garave ka përdorur kriter të dyfishtë.

“Sot gjatë ditë kemi pranuar informatorin e III të Superkupës së Kosovës dhe shohim një kriter të dyfishtë nga komisioni i garave. Shqetësimi ynë qëndron te këto kritere që vitin e kaluar pas eskalimit të situatës janë shqiptuar dënime për dy ekipet pjesëmarrëse në finale dhe jo organizatori, por që këtë vit ndodh kundërta, dënohet organizatori dhe jo ekipet pjesëmarrëse!!”, thuhet fillimisht në reagimin e Yllit.

Tutje klubi nga Suhareka ka paralajmëruar edhe padi për ata që demoluan palestrën “13 qeshori”

“Përndryshe ju njoftojmë që ky rast nuk do të mbyllet me kaq pasi që klubi në bashkëpunim me Komunën e Suharekës dhe Policinë e Kosovës do hapin kallëzim penal për demolimin e palestrës “13 Qershori”, thuhet në reagimin e Yllit.

Pos dënimit për organizatorët, dënime janë shqiptuar edhe ndaj Rami Hadar, Adis Beciragic dhe Justin Davis.

Në raportin për ndeshjen finale rreth sjelljeve të tifozëve është shënuar se ka pasur sjellje jo të mira dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta nga ana e tifozëve mitrovicas, që rezultoi në zbrazjen e pjesërishme të palestrës.

Gjithashtu ceket se pas përfundimit të ndeshjes, sjellje të tilla ka pasur edhe nga ana e shikuesve pejanë.

Numri i tifozëve të pranishëm ishte rreth 1200.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat