Orari i Ligës së Parë të Meshkujve

Basketboll

Orari i Ligës së Parë të Meshkujve

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:54
Pamje nga një ndeshje

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2023-24 të Ligës së Parë të Meshkujve.

Në këtë edicion garojnë nëntë skuadra, ku do të zhvillohen 27 xhiro, dhe më pas faza e “Play-off”-it, përkatësisht “Play-out”.

Tashmë janë përcaktuar 18 xhirot që do të zhvillohen dhe më pas në bazë të renditjes, do të zhvillohen edhe nëntë xhiro të tjera dhe përfundimtare.

Në xhiron e parë do të ndeshen AS Prishtina me Dritën, kurse Vushtrria do të ndeshet me New Basket.

Bora do të përballet me Kerasan-in, kurse Borea me Gjakovën e Re.

Orari-Liga e Parë e Meshkujve

XHIRO  I    28/29.09.2023 

AS Prishtina vs Drita

Vushtrria vs NEW Basket

Bora vs Kerasan

Borea vs Gjakova e Re

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat