FBK dënon gjyqtarin kryesor dhe vëzhguesin e ndeshjes Istogu – Bashkimi

Basketboll

FBK dënon gjyqtarin kryesor dhe vëzhguesin e ndeshjes Istogu – Bashkimi

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet e Komisionit të Garave për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës.

Mes tjerave, Komisioni i Garave i FBK-së dënime ka shqiptuar edhe ndaj gjyqtarit kryesor dhe vëzhguesit nga ndeshja mes Istogut dhe Bashkimit.

Gjyqtari kryesor, Genc Vitaku, është dënuar me mos delegim për dy ndeshje, ashtu si edhe vëzhguesi, Burim Koshi.

Sipas nenit 56.1 në të cilin është bazuar Komisioni i Garave, Vitaku dhe Koshi u dënuan për shkak të papërgjegjësisë në kryerjen e detyrës.

Ndërkohë, KB Sigal Prishtina është dënuar me gjobë prej 1500 eurosh në total. KB Istogu u dënua me 500 sosh.

Nga kjo xhiro u dënua edhe trajneri i Proton Cable Prizrenit, Tuncay Bostanci, me 150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat