Paralajmëron rivalët

Basketboll

Paralajmëron rivalët

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:03
Stephen Curry

Në moshën 35-vjeçare dhe me 4 tituj kampionë në NBA të fituara me skuadrën e Golden Stejtit, basketbollisti Stephen Curry beson se mund të fitojë jo vetëm një, por disa tituj të tjerë.

Përgatitjet e sezonit të ri 2023-2024 kanë nisur dhe “Uarriors”-at janë ndër ekipet favorite në Konferencën e Perëndimit. I këtij mendimi është edhe Kerri, që paralajmëron rivalët që këtë sezon të kenë kujdes nga Golden Stejt.

“Mund të fitojmë të tjerë tituj kampionë, duke nisur nga ky sezon.

Jemi shumë entuziastë për punën që na pret dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh Stephen Curry, që do të nisë sezonin e tij të 15-të në NBA.

“Sezoni i 15-të? Ndihem ende shumë i ri, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë.

Gjithsesi, në karrierë nuk ke gjithnjë kaq shumë shanse. Ne jemi të lumtur që ndjejmë se kemi ende mundësi të fitojmë dhe të luajmë në nivele të larta”, tha Kerri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat