Derbi Partizani - Studenti, starton sot edicioni 2023 - 24

Basketboll

Derbi Partizani - Studenti, starton sot edicioni 2023 - 24

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga ndeshja

Derbi Partizani-Studenti, që do të luhet sot në orën 17:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, do të startojë edicionin 2023- 2024 të kampionatit kombëtar në basketboll për femra.

Një ndeshje që sheh pa diskutim si favorite të kuqet e Eliverta Bujarit. Java e parë do të kompletohet nesër me tri takimet e tjera. Fillimisht në orën 12:00 Elbasani pret Barletin.

Më tej në orën 15:00 në Vlorë do të luhet kryendeshja e javës, me Flamurtarin që sfidon Tiranën.

Vlonjatet, kampione në fuqi dhe dominuese absolute në dy dekadat e fundit në Shqipëri, e kanë filluar mjaft mirë sezonin, duke fituar Kupën e FSHB-së.

Nga tjetër, Tirana, gjithashtu vjen me pritshmëri të larta, ndërsa për vajzat bardheblu në këtë takim pritet të debutojë edhe organizatorja amerikane e afruar së fundmi, Maggie Justinak. Në orën 18:00 në Durrës, Teuta pret Vllazninë, me qytetin bregdetar që rikthehet pas shumë vitesh të përfaqësohet me ekip femrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat