Besëlidhja sfidon sot Kamzën

Basketboll

Besëlidhja sfidon sot Kamzën

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:01
Besëlidhja

Java e dytë e kampionatit kombëtarë në basketboll për meshkuj, i cili është në edicionin e 78-të, ofron një ndeshje mjaft interesante. Besëlidhja e Afrim Bilalit do të ndeshet me Kamzën e drejtuar nga trajneri Eni Llazani.

Dueli, i cili do të mund të ndiqet nga të gjithë sportdashësit në RTSH Sport, pritet me mjaft i luftuar pasi të dy skuadrat kanë treguar nivel të lartë loje në javën e parë.   

Besëlidhja vjen në këtë sfidë pasi fitores në Durrës përballë përballë Teutës (23 pikë diferencë).

Pas suksesit në Kupën e FSHB-së, lezhjanët e Afrim Bilalit konfirmuan formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke dominuar në “Ramazan Njala”.

Fitore bindëse morën edhe lojtarët e Kamzës në javën e parë kur mundën në palestrën “Halit Çoka” të Bathores, ekipin e Flamurtarit me plot 30 pikë diferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat