Flamurtari fiton duelin e kreut me Vllazninë dhe kryeson

Basketboll

Flamurtari fiton duelin e kreut me Vllazninë dhe kryeson

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:52
Pamje nga ndeshja

Flamurtari vijon të dominojë renditjen e kampionatit të Kategorisë së Parë në basketboll për femra, duke kryesuar me 6 pikë të plota. Kampionet vlonjate fituan 54-44 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje pa shumë emocione, ku u dallua Henderson me 18 pikë e 13 rebound.

Fitojnë edhe Tirana e Partizani, që ndjekin vlonjatet në renditje.

Bardheblutë mundën 72-68 Studentin në derbin kryeqytetas, në një takim të hapur deri në fund.

Justinak me 21 pikë e Bojka me 20 pikë e 12 rebound ishin më të mirat në fushë për Tiranën, duke i bërë të pavlefshme 18 pikë e 10 asist të Spahiu për Studentin.

Fitore të lehtë korri Partizani, që mundi 114-34 Elbasanin në “Asllan Rusi”. Takim në sens unik, ku për të kuqtë 7 lojtare realizuan mbi 10 pikë. Pa probleme fiton edhe Teuta Basket, që korri fitoren e parë në kampionat. Durrsaket mundën thellë 83-40 Barleti Basket në fushën e tyre, me Dixon protagoniste, autore e 19 pikëve.

Kategoria e Parë-Femra, java 3-të

Partizani-Elbasani, 114-34

Studenti-Tirana, 68-72

Vllaznia-Flamurtari, 44-54

Teuta-Basket-Barleti Basket, 83-40

Renditja: Flamurtari 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 5 pikë, Studenti 4 pikë, Elbasani 4 pikë, Teuta Basket 4 pikë, Barleti Basket 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat