FBK e nderon kapitenin Bajram Shabani

Basketboll

FBK e nderon kapitenin Bajram Shabani

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:42
Arben Fetahu e Bajram Shabani

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka nderuar me Mirënjohje, Kapitenin e Policisë së Republikës së Kosovës, Bajram Shabani.

"Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i ka dhuruar Mirënjohjen, si dhe fanellën e Kosovës, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij, si dhe të Policisë së Kosovës në ndihmën për organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë.

Fetahu e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Policisë për basketbollin e Kosovës.

Si Fetahu, po ashtu edhe Shabani, kanë shprehur gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin për të ardhmen", thuhet nga FBK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat