Vushtrria triumfon ndaj Borea-s

Basketboll

Vushtrria triumfon ndaj Borea-s

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 21:38
Rezultatet

Java e shtatë në Ligën e Parë të meshkujve solli disa ndeshje interesante.

Sfida kryesore u zhvillua mes Borea-s dhe Vushtrrisë, ku vushtrriasit fituan 86:88.

Tani vushtrriasit kanë katër fitore e dy humbje, derisa pejanët pesë fitore e dy humbje.

Kosovari ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kerasan-it me rezultat 71:105. Skuadra nga Bardhi i Madh ka katër fitore e dy humbje, ndërsa ajo prishtinase një fitore e pesë humbje.

New Basket ka fituar kundër Dritës me rezultat 100:72. Tani prizrenasit kanë katër fitore e dy humbje, derisa gjilanasit tri fitore e katër humbje.

Gjakova e Re-AS Prishtina u regjistrua 20:0, pasi skuadra prishtinase është larguar nga garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat