Çair 2030 me përmbysje spektakolare

Basketboll

Çair 2030 me përmbysje spektakolare

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:01
Çairi

Skuadra e Çair 2030 ka vazhduar me serinë e fitoreve në Ligën e parë të basketbollitmaqedonas për meshkuj, pasi në sallën sportive “Shaban Tërstena” mposhtën Kozhufin nga Gjevgjelia me rezultat 88:84.

Çairasit e nisën keq lojën, duke humbur me 17 pikë dallim, por në pjesën e dytë ata përmbysën gjithçka dhe me ndihmën e publikut shënun edhe fitoren e pestë në gjashtë ndeshje.

Mysafirët disa herë kishin epërsi të larta, 28-22, pastaj 40-26 dhe 56-33. Në cerekun e tretë vendësit arritën të zvogëlojnë rezultatin 45-54, kurse në periodën e fundit bën presion edhe më të madh, duke iu afruar në tre pikë 53-56.

Përmbysja ndodhi në minutat e fundit kur cairasit kaluan në epërsi me 81-78, duke detyruar më pas rivalin e tyre të dorëzohet, 88-84.

Mofit shënoi 32 pikë dhe katër asiste, Korbet me dabël-dabël, 19 pikë dhe 11 kërcime dhe Nacevski me 12 pikë, ishin më efikasët te Çair 2030.

Renditja: MZt Skopje 11, Çair 2030 11, TFT Mozart 11, Euro Nikel 2005 8, Rabotnicki 8, Pelister 8, Feniks 2010 8, Gostivar 8, Vardar 7, Ohrid 7, Kozhuf  7, Naviko Akademija FMP 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat