Valmir Kakruki, lojtari i ri i BC Çairit

Basketboll

Valmir Kakruki, lojtari i ri i BC Çairit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:48
Valmir Kakruki - majtas

Klubi i Maqedonisë së Veriut, BC Çairi ka njoftuar se janë përforcuar me basketbollistin Valmir Kakrukin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Kakruki së fundmi ishte pjesë e KB Bashkimit.

"Një ndër lojtarët më të mirë shqiptar i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin drejt sukseseve. 

Ai vjen me një përvojë të madhe në elitën vendore të basketbollit maqedonas.Dy vitet e fundit ka qenë pjesë e SuperLigës së Kosovës në klubin e Sigal Prishtinës dhe së fundmi Bashkimit.

Valmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në sezonën e gjatë që e kemi para", njofton BC Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat