Java e 10-të në Superligë mbyllet sot me ndeshjet në Prizren dhe Suharekë

Basketboll

Java e 10-të në Superligë mbyllet sot me ndeshjet në Prizren dhe Suharekë

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll sjell sot dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 10-të, me të cilat do të mbyllet edhe kjo javë.

Dueli i parë është mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, që do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”.

Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje deri tash në këtë sezkn, kurse gjakovarët po kalojnë në një formë të lartë duke regjistruar pesë fitore radhazi, lpas katër humbjeve në fillim të sezonit.

Java e dhjetë mbyllet me derbin ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00, në “13 Qershori”.

Suharekasit kanë bilanc prej pesë fitoreve e katër humbjeve këtë sezkn, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat