Liga e JR NBA Kosova në Istog

Basketboll

Liga e JR NBA Kosova në Istog

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:10
Pamje nga një ndeshje

Liga e JR NBA Kosova po vazhdon me garat e saj.

Në çdo mesjavë zhvillohen takime interesante mes Shkollave Fillore anembanë Kosovës që janë pjesë e këtij projekti.

Garat vazhduan në Istog, duke dhuruar ndeshje interesante, por edhe që janë të rëndësishme për tu zhvilluar si basketbollist/e.

Kjo Ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.

30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-13 vjeç janë ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione. Tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final Four”, ku shpallet skuadra kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat