Hajrizi, MVP i javës së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Basketboll

Hajrizi, MVP i javës së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 15:51
Drilon Hajrizi

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë në këtë edicion.

Hajrizi ishte më i miri i mitrovicasve në sfidën kundër Proton Cable Prizrenit.

Basketbollisti i Kosovës kishte 22 pikë 13 kërcime, gjashtë asistime, si dhe dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke e pasur indeksin e ndeshjes 41, apo më të lartin për këtë xhiro, si dhe njërin nga më të lartët në këtë edicion për mitrovicasin.

Peja pa shumë probleme fitoi kundër Istogut, ndërsa më i dalluari ishte edhe kësaj radhe Justin Davis, me 29 pikë, nëntë kërcime, pesë asistime, duke e pasur indeksin 39.

Indeksin e lartë e kishte edhe Jalen Nesbitt (35) i Golden Eagle Yllit, në sfidën kundër Vëllaznimit. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 23 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

Sigal Prishtina fitoi derbin e rivalëve të vjetër kundër Bashkimit, ku u dalluan dyshja vendore, Fisnik Rugova dhe Dardan Berisha. Rugova e përfundoi ndeshjen me 18 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime, ndërsa Berisha me 22 pikë, tri kërcime e gjashtë asistime.

Top 5

Drilon Hajrizi (Trepça) 22 pikë, 13 kërcime, 6 asistime, 41 indeksi

Justin Davis (Peja) 29 pikë, 9 kërcime, 5 asistime, 39 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 35 indeksi

Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) 18 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 22 pikë, 3 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat