​Vëllaznimi regjistron fitoren e shtatë

Basketboll

​Vëllaznimi regjistron fitoren e shtatë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 21:40
​Vëllaznimi regjistron fitoren e shtatë

Basketbollistët e Vëllaznimit të Gjakovës kanë shënuar sonte fitore ndaj Istogut me rezultat 82:67 (27:17, 15:24, 16:14, 24:12).

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 13-të të Prince Caffe Superligës.

Te Vëllaznimi u dalluan Burim Zekiqi me 19 pikë, Myreon Jones me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jordan Dallas me 11 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Istogu Tyres Prince me 17 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Vëllaznimi numëron shtatë fitore e gjashtë humbje, derisa Istogu një fitore e 12 humbje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat