KB Prishtina dërgon në huazim Lekndreajn, transferon Demin

Basketboll

KB Prishtina dërgon në huazim Lekndreajn, transferon Demin

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Daniel Lekndreajn

Përmes komunikatave në “Facebook”, Sigal Prishtina e ka konfirmuar se ka dërguar në huazim Daniel Lekndreajn, ndërsa bëri zyrtare transferimin e Qëndrim Demit.

Lekndreaj u transferua te KB Prishtina këtë verë, ndërsa pësoi një lëndim serioz në këmbë gjatë ndeshjeve me kombëtare këtë verë, gjë që bëri që ai të jetë jasht parketit për muaj të tërë, raporton KosovaPress.

KB Prishtina e dërgon Lekndreajn në huazim te KB Vëllaznimi.

“Klubi ynë ka vendosur për huazimin e Lekndreajt tek KB Vëllaznimi për pjesën e mbetur të sezonit, pasi i duhet edhe pak kohë deri të rikuperohet në plotni”, shkruante në komunikatën e KB Prishtinës.

Po ashtu, pas këtij lajmi KB Prishtina ka zyrtarizuar edhe transferimin e Qëndrim Demit. Demi në sezonin 2021/22 ishte pjesë e KB Dritës së Gjilanit.

Në 26 ndeshje me KB Dritën, Demi ka regjistruar 893 minuta e lojë si dhe 344 pikë të shënuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat