Durant shqetëson

Basketboll

Durant shqetëson

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:09
Kevin Durant

Kevin Durant shqetëson Finiks Suns me deklaratën që i ka dhënë në formë rrëfimi njërit prej gazetarëve më eskpert të NBA-së. Sipas Adrian Vojnarovskit, 35-vjeçari është i shqetësuar se skuadra e Arizonës nuk ka një ekip që mund të fitojë titullin kampion.

Durant ka frikë se njëri prej sezoneve të tij të fundit në këtë kampionat mund të shkojë dëm për shkak të mungesës së lojtarëve të stolit të ekipit të Finiksit.

Siç dihet Suns kanë “sakrifikuar” një pjesë të mirë lojtarësh në shkëmbimet e bëra në verë kur në këmbim morën basketbollistë si Durant dhe Bil.

Këtë sezon Durant është në një formë mjaft të mirë pasi mesatarisht ka rrealizuar mbi 30 pikë për ndeshje.

Ai ka qenë protagonist në thuajse të gjitha takimet e Suns pasi ka luajtur në 25 prej 28 ndeshjeve të këtij sezoni. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bredli Bil, i cili sa bashku me Durant dhe Devin Buker ka qenë në parket vetëm për 24 minuta në këtë sezon.

Dëmtimet e një ylli si Bil dhe mungesa e lojtarëve cilësorë në pankinë janë shkaku kryesorë i zemërimit të Durant, i cili e shikon qartë se Finiks është shumë larg titullit. Këtë sezon skuadra në fjalë ka fituar 14 ndeshje dhe ka humbur plot 15 herë.

Kjo histori mund të përfundojë keq për Suns, të cilët pasi sakrifikuan shumë lojtarë për të afruar Durantin mund të rrezikojnë ta humbin shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat