Golden Eagle Ylli fiton me 20 pikë dallim ndaj Istogut

Basketboll

Golden Eagle Ylli fiton me 20 pikë dallim ndaj Istogut

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:18
Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 84:64 (25:17, 17:11, 19:18, 23:18), në javën e 16-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan në epërsi prej 12 pikësh në fillim, 17:5, derisa çerekun e parë e fituan 25:17. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ngritën më shumë epërsinë, që shkoi deri në 15 pikë, 40:25, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 42:28.

Por, istogasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë rikthehen për të afruar shifrat në 48:41, por sidoqoftë ish-kampionët shkëputën sërish, ku rezultati pas 30 minutash ishte 61:46. Në dhjetëminutëshin e fundit, nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Ylli triumfoi me 20 pikë dallim, 84:64.

Te vendasit më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 23 pikë e 13 kërcime, Jan Palokaj me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Chris Harris me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Tyres Prince me 16 pikë e 14 kërcime dhe Desmond Halloway me 17 pikë e tetë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Istogu një fitore e 15 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat