Realizon 70 pikë për Philadelphian

Basketboll

Realizon 70 pikë për Philadelphian

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:54
Joel Embiid

Basketbollisti Joel Embiid ka realizuar 70 pikë (edhe 18 rebound) në fitoren 133-123 që Philadelphia arriti sot ndaj San Antonio. Ky është rekordi personal i yllit të NBA-së si dhe rekordi i pikëve të realizuara nga një lojtar në një ndeshje këtë sezon.

Ndeshje e çmendur për Embiid, që udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores dhe vendit të tretë në Lindje. Ritmin e tyre ndjek edhe Milwaukee, që mundi 122-113 Detroit jashtë fushe. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 31 pikë, 17 rebound e 10 asist për Bucks, më i miri në fushë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Boston, që sot fitoi 119-110 në fushën e Dallas. Tatum me 39 pikë e Brown me 34 pikë bënë diferencën në parket. Për Dallas, Doncic realizoi një “triple double” (33 pikë, 18 rebound, 13 asist), por që mbetën për statistikë.

Fitore të rëndësishme korri Memphis, që mundi 108-100 Toronto, ndeshje ku u dallua Jackson me 27 pikë. nuk zhgënjen Cleveland, që falë 51 pikëve të dyshes Mitchell-Merrill, mundi 126-99 Orlando. Ndërsa Phoenix, fitoi 115-113 ndaj Chicago në sekondat e fundit, ndeshje ku diferencën e bëri Durant, autor i 43 pikëve.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Milwaukee, 113-122

Orlando – Cleveland, 99-126

Philadelphia – San Antonio, 133-123

Toronto – Memphis, 100-108

Minnesota – Charlotte, 125-128

Dallas – Boston, 110-119

Phoenix – Chicago, 115-113

Sacramento – Atlanta, 122-107

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat