LA Lakers fitojnë ndaj Golden State Warriors

Basketboll

LA Lakers fitojnë ndaj Golden State Warriors

Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:25
Pamje nga ndeshja

LeBron James ndihmoi Los Angeles Lakers në një fitore drithëruese 145-144 kundër Golden State Warriors.

James, lojtari më i vjetër në NBA me 39 vjeç, shënoi 36 pikë plus 20 kërcime dhe 12 asistime duke dhënë performancë fantastike.

James siguroi fitoren duke shënuar dy gjuajtjet e lira me vetëm një sekondë të mbetur në semafor.

Curry shënoi 46 pikë dhe shtatë asistime në ekipin humbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat