Kosova përballet me Irlandën! Llapi ka një mesazh

Basketboll

Kosova përballet me Irlandën! Llapi ka një mesazh

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:08
Basketbollisti Shendrit Llapi

Republika e Irlandës do të zbarkojë nesër mbrëma (19.00) në parketin e Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku sfidohet nga kombëtarja e Kosovës.

Basketbollistët Dardanë janë të përgatitur në çdo aspekt që ta nisin me fitore në hapje të Grupi A për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll.  

Basketbollisti Shendrit Llapi ka një mesazh të fortë para kësaj përballje.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Irlandën.

Është ndeshje që e luajmë para tifozëve tanë dhe shpresojmë se kemi me dhënë maksimumin”, thotë Llapi për faqen e FBK-së.

Kosova është në grup me Zvicrën, Azerbajxhanin dhe Republikën e Irlandës.

Dy vendet e para kualifikohen më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat