Bashkimi fiton në Vlorë

Basketboll

Bashkimi fiton në Vlorë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Bashkimi

Bashkimi vazhdon të jetë i pamposhtur në Liga Unike Femrat.

Skuadra prizrenase ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 67:78 (13:23, 16:18, 24:21, 14:16), në javën e gjashtë të Liga Unike Femrat.

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:9, duke vazhduar me lojë të mirë dhe e fituan çerekun e parë 13:23. Epërsia e prizrenaseve u ngrit në 16 pikë, 25:41, derisa shkuan në pushim me rezultat 29:41.

Në pjesën e dytë, Bashkimi ruajti epërsinë dhe fitoi 67:78.

Më e dalluara te vendaset ishte Asia Henderson me 20 pikë e shtatë asistime, kurse te mysafiret u dalluan Adrienne Godbold me 23 pikë, Sarah Mgbeike me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Arbnore Perquku me 10 pikë, tetë kërcime e 11 asistime.

Flamurtari ka dy fitore e katër humbje, kurse Bashkimi gjashtë fitore në gjashtë ndeshje,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat