Bashkimi ka shënuar fitoren e tetë në Liga Unike Femrat, njëkohësisht mbetet skuadra e vetme pa humbje. Prizrenaset fituan ndaj Prishtinës me rezultat 66:72 (16:17, 20:22, 12:11, 18:22).
Sfida në fakt ishte shumë interesante dhe e baraspeshuar.
Në pjesën e parë u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, duke përfunduar 36:39, derisa as në periodën e tretë asnjëra skuadër nuk arriti të shkëputej, ku shifrat pas 30 minutash ishin 48:50.
Kampionet e Kosovës në dhjetë minutat e fundit ishin më të vëmendshme, duke krijuar epërsi të lehtë, që i mjaftoi për të fituar në fund 66:72.
Te Prishtina u dalluan Jaccqueline Luna Castro me 15 pikë e 11 kërcime dhe Asianae Johnson me 21 pikë e shtatë asistime, kurse te Bashkimi më e mira ishte Sarah Mgbeike me 25 pikë e nëntë kërcime.
Prishtina mbetet e dyta me gjashtë fitore e dy humbje, kurse Bashkimi i pari me tetë fitore në tetë ndeshje, duke siguruar pozitën e parë në garat e rregullta.