MVP dhe pesëshja e javës së fundit në Superligë

Basketboll

MVP dhe pesëshja e javës së fundit në Superligë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:06
Top 5

Të enjten përfundoi zyrtarisht edicioni i rregullt në Prince Caffe Superligë.

Dueli i fundit ishte ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepcës, ku therandasit ia ndërprenë serinë prej 20 fitoreve të mitrovicasve. Më i dalluari ishte Alonzo Verge Jr me 25 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. Verge Jr është ndër lojtarët kryesorë të Yllit në këtë edicion dhe nga lojtarët më të mirë të huaj në elitë.

Istogu u përshëndet me humbje nga elita, por ndeshjen ndaj Proton Cable Prizrenit nuk do ta harrojë Arian Azemi, i cili theu rekordin personal me 41 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Sigal Prishtina pësoi nga Vëllaznimi, derisa për bardhekaltrit nuk ndihmuan 34 pikët e 14 kërcimet nga Diamond Stone, derisa te kuqezinjtë më i miri ishte Jahenns Manigat me 14 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Peja mundi Bashkimin për të përfunduar në vendin e dytë, ku më i miri te kampionët e Kosovës ishte Jimmy Hall me 19 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Top 5

Alonzo Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 35 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 25 indeksi

Arian Azemi (Istogu) 41 pikë, 9 kërcime, 7 asistime, 46 indeksi

Diamond Stone (Sigal Prishtina) 34 pikë, 14 kërcime, / asistime, 34 indeksi

Jimmy Hall (Peja) 19 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 26 indeksi

Jahenns Manigat (Vëllaznimi) 14 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 26 indeksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat