Golden State spektakël ndaj Memphis, humbasin Cavaliers dhe Spurs

Basketboll

Golden State spektakël ndaj Memphis, humbasin Cavaliers dhe Spurs

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 10:48
Golden State dhe Memphis

Golden State korr fitoren e 30-të sezonale në NBA, pas fitores 141-128 ndaj Memphis, në një ndeshje spektakolare, me kampionët e Warriors që patën epërsi gjatë gjithë kohës. Stephen Curry u riktheye në fushë pas dëmtimit, duke realizuar 38 pikë, ndërsa Thompson realizoi 21, Durant 20 e Pachulia 17, një kuartet që bëri ligjin në parket.

Tjetër dështim për Cleveland, që pësoi një tjetër humbje në kampionat, teksa sot u mund 104-101 nga Utah Jazz, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Mitchell realizoi 29 pikë për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e James për miqtë.

Humbet edhe skuadra e San Antonio, që u mund 93-79 nga Detroit, sfidë e fituar me meritë nga skuadra vendase. Bullock me 22 pikë e Bernard me 20 bënë diferencën në fushë për vendasit. Rikthehet te fitorja Miami, që mposhti 117-111 Orlando jashtë fushe, ndeshje emocionuese, me Gordon që realizoi 39 për vendasit, por që mbetën për statistikë.

Për Miami u dalluan Johnson me 31 pikqë e Dragic me 25, duke e merituar fitoren. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 107-102 Denver, suksesi i 17-të sezonal, që erdhi nga duart e Saric (20 pikë), ndërsa New York mundi 105-103 New Orleans (Porzingis 30 pikë).

Rezultatet e sotme 

Detroit – San Antonio, 93-79

New Orleans – New York, 103-105

Orlando – Miami, 111-117

Atlanta – Portland, 104-89

Utah Jazz – Cleveland, 104-101

Golden State – Memphis, 141-128

Denver – Philadelphia, 102-107

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat