Rahoveci përforcohet me dy lojtarë të huaj

Basketboll

Rahoveci përforcohet me dy lojtarë të huaj

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Ekipi i basketbollit Rahoveci është përforcuar me dy basketbollistë nga jashtë.  

Rahovecianët me përforcimet e reja pretendojnë të jenë më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit. “KB Rahoveci  në afatin kalimtar që fillon nga 8-12 janar, ka paraqitur për regjistrim dy lojtarë  ndërkombëtarë: Tyler Deihl dhe Tyquan Bitting nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lojtarët e lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Rahovecin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, bëhet e ditur nga FBK. Rahoveci përfundoi në vend të katërt me 22 pikë në pjesën vjeshtore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat