James, është fitimtar edhe jashtë parketit

Basketboll

James, është fitimtar edhe jashtë parketit

Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:57
LeBron James

Ylli” Cleveland Cavaliers, LeBron James, është fitimtar edhe jashtë parketit të lojës së basketbollit. Tri herë fitues i titullit në NBA mund të buzëqeshë për kualifikimin e Liverpoolit në finale të Championsit, ku do të përplaset me Realin e Madridit.

Sipas rrjetit ESPN, investimi i kryer në vitin 2011 nga LeBron James, duke blerë 2% të aksioneve të “The Reds” për vetëm 6.5 milionë dollarë, me arritjen e skuadrës së Klopp në finalen e Kievit është pesëfishuar, duke duke shkuar në 32 milionë.

Nuk është hera e parë që LeBron James tregon aftësitë e tij në biznez, pasi edhe në të kaluarën ka investuar me sukses në marka të ndryshme si Beats by Dre dhe Blaze Pizza.

Sipas Forbes, vlera e Liverpoolit, që kthehet pas 11 vitesh në finale të Championsit është rritur nga 477 milionë dollarë në vitin 2010 në 1 miliard e 600 milionë në ditët e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat