LeBron: Zoti na dha një tjetër shans për titullin - Bota Sot
LeBron: Zoti na dha një tjetër shans për titullin

Basketboll

E hënë, 23 korrik 2018

LeBron: Zoti na dha një tjetër shans për titullin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:57
Foto nga ndeshja

LeBron James është kualifikuar për të 8-in vit me radhë në finalet e play off-it në NBA, ku do të kërkojë një tjetër titull kampion me skuadrën e Cleveland. Sërish përballë do të jetë skuadra kampione në fuqi e Golden State, një mision disi i vështirë për Cavaliers, por jo për “mbretin James”, që beson te mrekullia, ashtu sikurse ka bërë deri më tani

“Kemi realizuar gjëra fantastike këtë muaj dhe tani na u dha shansi për të dueluar për titull dhe bërë sërish ëndrrën realitet. Zoti na e dha këtë shans dhe nuk duhet ta hedhim poshtë, përkundrazi. Unë jam gati, skuadra gjithashtu, ndaj besojmë se mund të fitojmë sërish”, u shpreh LeBron James në prag të finaleve, që do të nisin më datën 1 qershor.

Skuadra kampione e Golden State ka shansin se do të luajë 4 nga 7 finalet në fushën e saj, duke nisur nga dy përballjet e para. Te Cleveland në dyshim për këtë sfidë të parë është Kevin Love, i dëmtuar, por me një LeBron magjik, si ai i muajve të fundit, gjithçka mund të ndodhë në fushë. LeBron James është edhe pretendenti kryesor për trofeun MVP.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test