Gashi: Qeveria me të gjitha kapacitetet është pranë të lënduarve - Bota Sot
Gashi: Qeveria me të gjitha kapacitetet është pranë të lënduarve

Basketboll

E enjte, 19 korrik 2018

Gashi: Qeveria me të gjitha kapacitetet është pranë të lënduarve

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:26
Fatmir Gashi

Zëvendës ministri Gashi ka ndar dhimbjen e tij me të gjithë familjarët, sportdashësit pas vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinanit.

Ai përmes një shkrimi është ka pohuar se është shokuar pas lajmin të vdekjes së basketbollistit dhe premton se do të bëjë gjithçka çfarë do të nevojitet me rastin e vdekjes së Sinanit.

Ja dhe shkrimi i plotë i Gashit:

Me dhembje dhe trishtim mësova lajmin e vdekjes së përfaqësuesit tonë në basketboll, Gazmend Sinani!

Ngushëllime familjes Sinani, miqve, shokëve, kolegëve, Federatës së Basketbollit dhe tërë Kosovës.

Menjëherë jam interesuar në rrugë zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarve tjerë Granit e Fisnik Rugoves, Altin Morines dhe fizioterapeutit të  reprezentacionit Kujtim Shalës.

Gjendja e tyre shëndetësore fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, por duhet përcjellje intensive mjekësore, e cila nuk po mungon për djemtë tonë.

Kam vënë kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë dhe nga zv/Ministri Ali Berisha kam marrë garancitë se Ministria e Shëndetësisë është e gatshme me të gjitha kapacitetet të ofrojë të gjithë tretmanin dhe përkujdesjen eventuale të të lënduarve sipas nevojës deri edhe në trajtim jashtë kufinjëve të shtetit, për çfarë shpresojmë se nuk do të ketë nevojë.

Me pikëllim;

Fatmir Gashi -zv/Ministër i Financave

(Ish-Kryetar i FBK-së)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test