Kosova-Polonia, ndeshje sa për sy e faqe - Bota Sot
Kosova-Polonia, ndeshje sa për sy e faqe

Basketboll

Kosova-Polonia, ndeshje sa për sy e faqe

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:47
Pamje nga një ndeshje, në veprim Tmushiq

Të dielën me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova është nikoqire e Polonisë në kuadër të Dritares së Tretë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Kjo ndeshje është më shumë sa për sy e faqe sepse Ksoova ka pesë humbje në pesë ndeshje dhe nuk ka asnjë shpresë, kurse Polonia është e kualifikuar, Prandaj kjo ndeshje më shumë luhet për prestigj se sa ka ndonjë rëndësi.

"Hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë.

Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës", bëhet e ditur nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test