Do të përfitojë 154 milionë dollarë - Bota Sot
Do të përfitojë 154 milionë dollarë

Basketboll

E enjte, 19 korrik 2018

Do të përfitojë 154 milionë dollarë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 11:09
James

“Faleminderit Verilindja e Ohios për katër sezone të pabesueshme! Do të mbetet gjithmonë shtëpia ime”. Më këtë mesazh në Instagram, mbyllet transferimi më i rëndësishëm në NBA. LeBron James largohet nga Cleveland Cavaliers për t’iu bashkuar Los Angeles Lakers. Një lëvizje e pritshme, që u konkretizua vetëm në orët e fundit. “Mbreti” James do të qëndrojë për katër sezone te skuadra kaliforniane, e dyta më e titulluar në historinë e NBA, dhe do të përfitojë në total 154 milionë dollarë.

Prej javësh qarkullonin zërat për ringritjen e një prej emrave më të mëdhenj të basketbollit amerikan. Pas Chamberlain, Jabbar, Magic Johnson, Shaquille O’Neal dhe Kobe Bryant, historia e skuadrës më të dashur në Shtetet e Bashkuara pasurohet me një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm. LeBron James është thirrur për  të ringjallur një ekip që pas “perëndimit” të Kobe Bryant nuk ka ditur të ringrihet. Titulli i fundit është fituar në 2010-ën, pas një finaleje të jashtëzakonshme me Boston Cetlics.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test