Wade qëndron edhe një sezon te Miami - Bota Sot
Wade qëndron edhe një sezon te Miami

Basketboll

E martë, 16 tetor 2018

Wade qëndron edhe një sezon te Miami

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:22
Dwayne Wade

Dwayne Wade do të luajë edhe një sezon në NBA, i cili do të jetë i 16-ti në karrierën e tij. 36-vjeçari njoftoi se do të jetë përsëri te skuadra ku ka fituar tre tituj kampionë, Miami Heat, në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Përveç një periudhe 2-vjeçare, ku ai ishte basketbollist i Chicago Bulls e Cleveland Cavaliers, Wade ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Florida, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në historinë e Heat.

Pas përfundimit të sezonit 2017-2018, anësori deklaroi se tërheqja nga sporti ishte një mundësi, por ai ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar. Sapo u bë publike zgjedhja e tij, lojtari nuk kishte dyshime se ku do ta mbyllte karrierën, pikërisht aty ku e nisi, në Miami. Tre kampionate, një herë MVP i finaleve, 12 herë All-Star dhe një herë pikëshënuesi më i mirë në sezonin e rregullt, padyshim ato çfarë Wade ka arritur, janë për t’u pasur zili.

Mbetet për tu parë se sa do ta ndihmojë 36-vjeçari ekipin e Heat, që sezonin e kaluar u mund në raundin e parë të playoff-it nga Philadelphia 76ers. Ndeshja e parë për ta në kampionatin e ri, do të jetë kundër Orlando Magic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test