Gati të mbrojë titullin

Boksi

Gati të mbrojë titullin

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:02
Gati të mbrojë titullin

Kamaru Usman, kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse ka pranuar sfidën e Nate Diaz, për të dueluar së bashku këtë vit.

Diaz ka provokuar Usman, pas deklaratës së UFC së nigeriani do të mbrojë titullin ndaj Colby Covington, të cilin e ka mposhtur një herë në vitin 2019.

“Me kë do të përballet ky djalosh? Me një njëri që e ka mundur një herë”, tha Diaz, duke hedhur kandidaturën.

“Shihemi në peshën tonë. Nëse nuk ke dëshirë, shko duelo me të tjerët”, tha Kamaru Usman, duke i replikuar Nate Diaz.

Nuk ka munduar replika e Diaz, që thumboi “makthin nigerian” sërish në rrjetet sociale: “Je një kampion i mirë, pasi bën ato që të thonë të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat