Deklarata e Latif Demollit, nervozon Beogradin! Media serbe ia huq me të madhe  

Boksi

Deklarata e Latif Demollit, nervozon Beogradin! Media serbe ia huq me të madhe  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 mars 2024 Në ora: 15:23
Latif Demolli

Në Serbi kanë filluar të llomotisin para Kampionatit Evropian në boks, duke kërkuar me çdo kusht që mos të lejohen boksierët e shtetit të Kosovës, të janë pjesëmarrës në ngjarjen më të madhe.

Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka nervozuar Beogradin. 

Një farë pamfleti serb, “Kurir”, ka shkarravitur në stilin e vet dhe për qejf të kuzhinës së Beogradit, duke shkruar: “Në mesin e muajit prill në Beograd fillon Kampionati Evropian i boksit dhe Federata Boksit e Kosovës shpreson të ketë përfaqësuesit e saj.

Image

Huqja e madhe e pamfletit serb

U prezantuan të ashtuquajturit garues nga Kosova, por për të mbërritur në kryeqytetin e Serbisë, Beogradit dhe organizatorëve iu vu kusht”.

Ky pamflet serb dhe që shkruan pa fije turpi, ia huq më të madhe sepse Latif Demolli nuk është kryetar i federatës por sekretar i përgjithshëm.

"Ne jemi plotësisht të gatshëm për të garuar në Kampionatin Evropian.

E kemi prezantuar ekipin dhe tani presim hapin e radhës të përgjegjësve të organizimit.

Kushti i vetëm që kemi nga ana jonë është të trajtohemi njësoj si të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Presim që në të gjitha simbolet e vendit tonë Kosova të figurojnë në garë e Evropianit.

Të shohim.

Po presim", tha Latif Demolli.

“Një muaj më parë, Federata e Boksit të Kosovës i ka dërguar një letër Federatës Evropiane të Boksit (EUBC), Federatës Botërore të Boksit Amator (IBA) dhe Federatës së Boksit të Serbisë (BSS)”, shkruan më tej.

"Kërkojmë nga Konfederata Evropiane e Boksit të zbatojë masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo ndonjë karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim.

Ne besojmë se Kampionati Evropian i boksit në Beograd mund të shërbejë si një dritë shprese dhe uniteti, që tregon shpirtin e vërtetë të boksit në botë”, tha Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat