“Showmani” italian e denoncon McGregorin: Mund të kisha vdekur

Boksi

“Showmani” italian e denoncon McGregorin: Mund të kisha vdekur

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:29
“Showmani” italian e denoncon McGregorin: Mund të kisha vdekur

“Showmani” italian, Francesco Facchinett në profilin e tij social, raporton se ai është sulmuar nga boksieri irlandez MMA, i cili natën e shkuar e ka goditur me grusht në fytyrë, duke i çarë buzën, transmeton Insporti.

 “Ne ishim bashkë, folëm dhe u argëtuam për dy orë, pastaj befas ai u hodh kundër meje: unë jam gjallë nga një mrekulli, mund të kisha vdekur”.

Ndërkohë Facchinetti kërkon edhe ndihmë e hotelit: “Unë jam kurioz të shoh nëse hoteli, i cili me siguri do t’i ketë të gjitha videot e asaj që ndodhi, do të ketë guximin të tregojë se çfarë bëri dhe si u soll zoti McGregor në dy orët që ne kemi qenë së bashku, përfshirë edhe sulmin.

Për fat të mirë, ishin miqtë e tij që e ndaluan atë, sepse ai do të më rrihte pa asnjë arsye. Unë besoj në autoritetet dhe në ligjin italian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat