Kampioni i boksit në spital, kjo është arsyeja

Boksi

Kampioni i boksit në spital, kjo është arsyeja

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:01
Kampioni i boksit në spital, kjo është arsyeja

Ish-kampioni i boksit Maurizio Stecca, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Los Angeles 1984, më pas kampion i botës në WBO dhe kampion i boksit profesionist në Europë, është shtruar në spital, në Treviso për shkak të Covid.

Stecca, 58 vjeç, i cili ishte edhe ndihmës trajner i kombëtares, ndodhet në një pavijon mjekësor të spitalit ‘Ca ‘Foncello’. Banues prej disa kohësh në Veneto, në Casale sul Sile (Treviso), ai vetë ka bërë të ditur shtrimin në spital nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Kam nisur ndeshjen më të vështirë të jetës sime kundër një kundërshtari të quajtur Covid”,- ka shkruar ish-boksieri, duke publikuar edhe një selfie, ku shfaqet me një maskë oksigjeni në fytyrë. “Nuk e di se sa goditje do të duhen, – shton ai, – por sigurisht që nuk do të tërhiqem”.

Stecca kishte marrë dy doza të vaksinës dhe ishte duke pritur për të tretën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat