Kush peshon më shumë?

Boksi

Kush peshon më shumë?

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:03
Kush peshon më shumë?

Dy boksierët britanikë Tyson Fury dhe Dillian Whyte, kanë dalë për herë të fundit përballë njëri-tjetrit, gjatë peshimeve zyrtare të kryera në prag të duelit të sotëm, që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës. Në këtë sfidë të vlefshme për peshën e rëndë, Fury do të mbrojë titullin kampion bote (kategoria WBC).

Boksieri Tyson Fury peshonte 120.1 kilogramë, rreth 5kg më pak se në duelin e fundit ndaj Wilder. Ndërsa Dillian Whyte peshonte 114.7 kilogramë, pra rreth 7kg më pas se patrioti i tij. Një avantazh i lehtë ky për Fury, që ka në favorin e tij edhe gjatësinë, rreth 10cm më i gjatë se Whyte, çka mund ta përdorë si armë më shumë në duel.

Ashtu si gjatë konferencës për shtyp, nuk pati problem gjatë peshimeve, me boksierët që ishin paqësor mes tyre. Madje Whyte dhe Fury shkëmbyem kapelet që kishin në kokë dhe më pas u përqafuan e shtrënguan duart.

Duket se dy boksierët i kanë lënë grushtet dhe inatet për në ring, në një duel që parashikohet interesant dhei fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat