Fury i vendos afat Usyk për marrëveshjen: Bëni gati paratë

Boksi

Fury i vendos afat Usyk për marrëveshjen: Bëni gati paratë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:16
Fury i vendos afat Usyk

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) i ka dhënë një javë afat stafit të tij për të arritur një marrëveshje me Oleksandr Usyk, për të zhvilluar një duel për unifikimin e titujve kampionë bote.

Urainasi mban titujt e kategorive WBA, WBO, IBF dhe Ring Magazine.

Frank Warren, promotori i Fury, ka deklaruar se sfida do të organizohet, por britaniku i ka vendosur atij një afat për të siguruar marrëveshjen. “Të gjithë atyre që duan këtë sfidë, do t’u jap 7 ditë afat.

Deri më 1 shtator për të arritur marrëveshjen dhe siguruar paratë që unë dua për t’u rikthyer”, tha Tyson Fury.

“Të gjithë më pyesin për këtë djalë nga Ukraina, do të duelosh, të bësh këtë apo atë? Unë jam tërhequr dhe jam i lumtur. Gjithsesi, unë kthehem për një shumë të madhe parash. Ndaj Joshua e bëja falas, por ai është një i huaj që nuk i intereson askujt dhe kaq”, u shpreh Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat