Boksieri i Kosovës provokon dhe i kërkon luftë Florian Markut  

Boksi

Boksieri i Kosovës provokon dhe i kërkon luftë Florian Markut  

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:18
Dielli Vranoci

Boksieri i Kosovës, Dielli Vranoci, tash e disa ditë po përgatitet për sfidën në boksin profesionist, që do të mbahet në Austri, i kërkon luftë në ring Florian Markut.

Vranoci mendon se ka kapacitet të luftojë në ring, dhe sipas tij edhe të fitojë ndaj Markut.

Vranoci bokson në kategorinë velter dhe synon të ngritët sa më lartë në boksin profesionist.

Image

“Dëshira ime është që të duelojë me Markun në ring dhe aty të shihet se cili jemi më të mirët.

E kam një bindje se do ta fitojë Markun. Nëse dikush e bën të mundur unë kisha me boksu lirshëm ndaj tij”, tha Vranoci për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Nuk ia ke frikën Florian Markut të hatashëm?

“Me dëshirë nuk kisha me boksuar me asnjë shqiptar, por ai e ka tepruar dhe mendoj se është showman. Edhe nuk është kampion bote, i vetmi kampion bote, i pari shqiptar është Robin Krasniqi”, provokon Vranoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat