Bakaj sfidon të premten në Tiranë boksierin e njohur

Boksi

Bakaj sfidon të premten në Tiranë boksierin e njohur

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:07
Bakaj e Paziëapazi

Amarildo Bakaj kthehet në atdhe për të sfiduar këtë të enjte të 27 Korrikut, në Sheshin “Nënë Tereza” një nga yjet e boksit botëror 30 vjeçarin nga Tanzania Abdallah Paziëapazi.

I lindur në Lezhë në 6 Korrik 1999 lezhjani do ti merrte mësimet e para të boksimit në vitin 2012 në Shqipëri, për të vazhduar si profesionist në vitin 2015, ndërsa në 4 Maj 2019, do të niste rrugëtimin si profesionist duke “shpartalluar” në raundin e dytë me nokaut teknik (TKO), Emin Karimli në Unihalle në Wuppertal, Gjermani. Këtu është vetëm fillimi I sukseseve të këtij “luani” shqiptar.

Në 30 Nëntor të vitit 2019 Amarildo në ndeshjen e tij të radhës sërish fitoi me Nokaut Teknik (TKO) kundër Hakan Bozkurt në Challenge Club Arena, Offenbach, Gjermani.

Maik Taeubig do të ishte “viktima” e radhës teksa në një super fitore do të shënonte një nga ndeshjet më të rëndësishme për karrierën e tij dhe që do mbahet mënd për nokaut teknik në 3 fitore radhazi. Përballja kundër Maik u zhvillua në Halle, Recklinghausen, Gjermani. Ky takim u zhvillua në 22 Shkurt të vitit 2020.

6 dhjetori i 2020 do të shënonte fitoren e radhës në ndeshjen e tij të katert radhazi me TKO, ku përballe kishte për kundërshtar Ardian Merdja, Panther Gym, Cologne, Gjermani.

Aleksandar Kuvac do të pësonte “fatin” e 4 kundërshtarëve të parë teksa në 27 Nëntor 2021 do të humbiste si kolegët paraardhës me nokaut teknik (TKO) në 27 Nëntor 2021 në RuhrCongress, Bochum, Gjermani.

Natyrisht kjo fitore ka shijuar më shumë sepse bëhej përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë.

Amarildo do të sfidoj në këtë super ndeshje një nga boksierët më të mirë në botë, tanzanianin, Paziwapazi, do të sfidojë atë që koleksionin në karrierën t tij nga 29 ndeshje, aq sa edhe fitore dhe kampionin e dy titujve WBO dhe WBF”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat