Rousey rikthehet në kafaz

Boksi

Rousey rikthehet në kafaz

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:06
Ronda Rousey

Ju mund ta hiqni Ronda Rousey nga MMA, por ju nuk mund ta hiqni MMA nga Ronda Rousey. Ish-kampionia e botës në peshëm “bantamweight” (pesha deri 62kg) në UFC do të rikthehet sërish në kafaz 7 vite nga hera e fundit (dhjetor 2016).

Rousey (12 fitore e 2 humbje në karrierën e saj në UFC) do të zhvillojë një duel special me rregullat e MMA-së ndaj ish-partneres së stërvitjes Shayna Baszler, në eventin e ardhshëm “SummerSlam” të WWE, më 5 gusht, në Ford Field nt Detroit.

Baszler, 42 vjeçe, nënshkroi një marrëveshje me WWE në fund të 2017 pasi pësoi një seri humbjesh në MMA. E njohur me nofkën “Queen of Spades”, ajo shfrytëzoi sa më mirë mundësitë e saj dhe sot vazhdon të jetë një personazh kryesor në këtë sport.

Ndërsa Rousey, 36, u largua nga UFC pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Holly Holm dhe Amanda Nunes. “Roëdy” do të nënshkruante me WW menjëherë pas kësaj dhe bëri debutimin e saj në ring në “WrestleMania” në prill 2018.

“Besojeni apo jo, unë e dua mundjen profesionale dhe ju e keni shkatërruar atë për mua. Ronda, më në fund mund të ta mbyll gojën. Ju e dini se kur bëhet fjalë për të qenë në ring duke bërë atë që bëjmë ne, unë jam një Ronda Rousey më e mirë se ju”, tha Baszler.

Ndërsa Rousey reagoi duke u shprehur: “Nuk m’u dha mundësia atëherë të të mundja, kështu që do ta shfrytëzoj këtë rast. Dhe ashtu si në MMA dikur, m’u desh një pjesë e kohës që investove para se të të eklipsoja, përsëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat