Afrim Majanci: 10 euro është mëditja e selektorit të boksit! Besim trego me emra 

Boksi

Afrim Majanci: 10 euro është mëditja e selektorit të boksit! Besim trego me emra 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 gusht 2023 Në ora: 16:58
Afrim Majanci

Dorëheqja e parevokueshme nga pozita e selektorit të kombëtares së Kosovës e Besim Brahimit, ka ngritur shumë polemika në komunitetin e boksit.

E para, Brahimi ka deklaruar se Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës direkt ka ndikuar në punën e tij.

E dyta, iu kanë përzier në përpilimin e listës së boksierëve.

E treta, ka punuar në baza vullnetare.

Afrim Majanci, anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, thotë në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, Brahimi le të tregon emrin kush iu ka përzier në punën e tij.     

 “Bota sot”: A është e vërtetë që bordi iu ka përzier në punë selektorit të dorëhequr Besim Brahimit?

Afrim Majanci: Sa e di unë, nuk është diskutuar ajo punë në bord. Unë jam anëtar i bordit, kush iu ka përzier, ai e di më mirë.
 

Kam kërkuar që ai të tregoj më emër, nëse iu ka përzier Afrim Majanci le të thotë, nuk kam qasje hiq unë këtu.

“Bota sot”: Cila është arsye e dorëheqjes së vërtetë?

Afrim Majanci: Sa e kam lexuar deklaratën e tij, arsyeja është se iu kanë përzier në përpilimin e listës (përzgjedhjen) e boksierëve.

“Bota sot”: A është e vërtetë që ai ka punuar në baza vullnetare?

Afrim Majanci:  Është e vërtetë! As bordi nuk ka mëditje e as selektori, nuk ka kurrfarë të ardhura.

Një mëditje është 10 euro eventualisht 15 për selektorin.

 “Bota sot”: A e keni diskutuar çështjen që të bëhet me pagë dhe kontratë profesionale selektori?

Afrim Majanci: Është diskutuar dhe është shumë normale, nuk ka më punuar në baza vullnetare.

Ka me raportuar për të mirat dhe të këqijat një komision i posaçëm.

Pra, me vlerësuar a është mirë a është keq puna e selektorit. 

Duhet që të paguhet selektori dhe trajneri, ndryshe si të motivohet. Po thonë nuk ka mjete boll.

“Bota sot”: Dihet se federata nuk qëndron keq me mjete financiare, merr një shumë të mirë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, si nuk ka mjete boll?

Afrim Majanci:  Deshëm apo nuk deshëm, federata duhet me gjet sponsor, jo veç me presin paratë nga ministria. Selektori të bëhet me pagë të seniorët.

“Bota sot”: A do të ngriteni këtë çështje në bord?

Afrim Majanci: Në mbledhjen e parë, kanë me u shoshit krejt gjërat që nuk janë në rregull.

“Bota sot”: Faji i kujt është kjo situatë?

Afrim Majanci: Përgjegjësia, sipas tyre, nuk ka pare, sponsor nuk kemi dhe nuk ka mjete. Pa mjete si mi stimuluar boksierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat