​Evropiani i të rinjve, Kosova sot synon dy medalje në boks

Boksi

​Evropiani i të rinjve, Kosova sot synon dy medalje në boks

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Kosova me dy boksier në çerekfinale në luftë për medalje të Kampionatin Evropian për shkollat.

Gara po zhvillohet nga 15 deri më 26 gusht 2023 në Maribor (Slloveni).

Sot, më 22 gusht nga ora 15: 00 në çerekfinale në luftë për medalje Kosova paraqitet me dy boksier Ensar Badallaj në kategorinë 57 kilogramë kundër boksierit nga Izraeli Kikis Orel, dhe Flori Tarani në kategorinë 60 kg bokson kundër boksierit nga Armenia Karapetyan Arsen.

Selektori Besnik Vranovci beson dhe shpreson se boksieret kosovar do të korrin fitore dhe të sigurojnë medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat