Kosova me një numër të madh të boksierëve në Sarajevë 

Boksi

Kosova me një numër të madh të boksierëve në Sarajevë 

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:17
Latif Demolli

Kosova synon rezultate të mira në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq – Talijan” në boks.

Turneu mbahet nga 4 deri më 10 shtator në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë. 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka konfirmuar edhe përgatitjet për këtë turne. 

“Nga 24 gushti do të zhvillojmë përgatitje të përbashkëta në Prizren  që boksierët të jenë sa më të përgatitur për këtë turne.

Ky turne është për senior dhe të rinj.

Ekipin do ta udhëheq trajneri Mehmet Haxhani me ndihmën e trajnerit Votim Zaplluzhanit”, njofton Demolli.

Lista 
57 kg Lumturim  Xhoxhaj 
60 kg Rexhep Morina 
86 kg Arnis Dautaj 
92 kg Donat Syla 

Elit  
54 kg Bashkim Bajoku
60 kg Lorent Murati 
67 Kg Shpëtim Bajoku 
67 Kg Loris Idrizi 
71 Kg Patriot Behrami 
86 Kg Taulant Jakupi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat