Talenti shqiptar nga Austria, gati për turneun ndërkombëtar

Boksi

Talenti shqiptar nga Austria, gati për turneun ndërkombëtar

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:28
Bleon Rexhepi

Talenti shqiptar i kicki boksit, Bleon Rexhepi është gati për turneun ndërkombëtar të Kick-Boksit në Triestë të Italisë, që do të mbahet gjatë fundjavës që vjen.

Djaloshi i talentuar shqiptar nga Welsi i Austrisë, me rrënjë nga Hasanbegu i Shkupit, nesër udhëton për në Triestë, si pjesë e përfaqësueses së WKF të Austrisë, ku do të akomodohet në një nga hotelet e Triestës për të qenë gati për matjen zyrtare që është caktuar ditën e enjte.

17-vjecari Rexhepi garon në kategorinë 71 kg. Çdo meç zgjatë tre raunde nga dy minuta.

“Jam i përgatitur maksimalisht për këtë turne presigjioz, i cili do të zhvillohet ënTriestë të Italsië.

Stërvijtet i kam zhvilluar nën urdhrat e trajnerit tim Andreas Helm.

Nesër në mëngjes nisemi, kurse të enjten është matja zyrtare, ndërsa gjatë fundjavës janë meçet. Unë shpresoj se do të bëhem kampion, pasi jam shumë i përgatitur”, u shpreh Rexhepi, shkruan "Open. tv". 

Ndryshe, Bleoni me Kick Boks ka nisur të merret në moshën 13 vjeçare në Fightclub Silberrucken në Wels, kurse trajner i tij është Andreas Helm.

Deri tani ai ka arritur 11 fitore dhe vetëm dy humbje në 13 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat