Talenti shqiptar nga Austria, kampion Evrope në “Full Kontakt”

Boksi

Talenti shqiptar nga Austria, kampion Evrope në “Full Kontakt”

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:10
Bleon Rexhepi - majtas

Talenti shqiptar, Bleon Rexhepi e ka përfunduar me sukses WKF “European Championship”, i cili më 28 dhe 29 tetor të këtij viti u mbajtë në Triestë të Italisë.

Ai në mungesë të kundërshtarëve në K1-71, garoi në Full Kontakt, ku triumfoi ndaj rivalit të tij nga Spanja, të cilin e detyroi ta dorëzojë mecin pas raundit të parë.

Kështu që talenti shqiptar nga Welsi, me rrënjë nga Shkupi, është shpallur kampion europe në Full kontakt në kategorinë -71kg.

“Unë duhej të kisha luftuar në K1-71, por fatkeqësisht nuk kishte kundërshtar për mua.

Kështu që pranova një luftë në kontakt të plotë me një djal të fortë nga Spanja dhe e detyrova të dorëzohej pas raundit të parë.

Kështu që unë jam kampion evropian në kontakt të plotë -71 kg”, deklaroi Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat