Sportisti dënohet me burgim të përjetshëm 

Boksi

Sportisti dënohet me burgim të përjetshëm 

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:25
Pamje e boksierit në gjykatë

Ish - boksieri portorikan Felix Verdejo dënohet me burgim të përjetshme të premten pasi u shpall fajtor për vrasjen e frikshme të të dashurës së tij 27-vjeçare shtatzënë.

Një gjykatës federal e dënoi Verdejo-n pas fjalimeve emocionale të familjes së Keishla Rodriguez, e cila u vra në prill të vitit 2021.

Verdejo ishte shpallur fajtor në korrik për rrëmbim që çoi në vdekje dhe për shkaktimin e vdekjes së një fëmije të palindur.

Avokati i tij tha të premten se ai planifikon të apelojë dënimin.

Në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, ai përfaqësoi vendin e tij në garat amatore.

Në karrierën e tij ka 29 paraqitje në ring, prej të cilave 27 fitore.

Anembanë Porto Rikos festuan përfundimin e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat