Federata e Boksit e Maqedonisë i shpalli më të mirët e vitit 2023

Boksi

Federata e Boksit e Maqedonisë i shpalli më të mirët e vitit 2023

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:15
Më të mirët

Federata e Boksit e Maqedonisë e shpalli Alen Rustemovskin boksierin më të mirë të vitit 2023, ndërsa Bajram Mamutovskin boksierin më të mirë të ri.

Alen Rustemovski ishte i pesti në Kampionatin Evropian të Seniorëve në Budva të Malit të Zi.

Bajram Mamutovski u bë kampion i Ballkanit në konkurrencën e të rinjve në Kampionatin Ballkanik në Alexandru Kokoranu të Rumanisë.

Federata e Boksit ndau zyrtarisht certifikatat për trajnerët me yll IBA 1. Nga 20 trajnerë që morën pjesë në seminarin nga 2 deri më 8 nëntor në Shkup me instruktorë nga IBA, 13 kaluan dhe morën certifikatë nga IBA me 1 yll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat